FAMILJE

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Qershor 2024, 14:40

Dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është të dielën me 16 qershor 2024. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion se manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

“Manifestimi fillon në orën 4:19, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Hetem ef. Sopjani – kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, namazi i Kurban Bajramit falet në orën 5:34, të cilit do t’i prijë Burhan ef. Hashani- kryeimam i Këshillit të BI-së së Prishtinës, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbaj Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ditën e parë, më 16 qershor 2024, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00. /Telegrafi/

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika