LAJME

Kur do të nis kompensimi i qytetarëve për pagesën e rrymës së shpenzuar në veri?

Kur do të nis kompensimi i qytetarëve për pagesën e rrymës së shpenzuar në veri?
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Prill 2024, 10:08

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka vendosur mënyrën e kompensimit të qytetarëvr të cilët ishin faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në veri.

Ky kompensim do të nis nga 01.06.2024 deri më 28.02.2030.

Konsumatorët do të kompensohen duke u zbritur në faturat e rregullta mujore vlerën përkatëse të kompensimit.

“ZRrE në mbledhjen e mbajtur më 05.04.2024 ka vendosur që të obligojë Shërbimet e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që të kompensojë vetëm konsumatorët të cilët vërtetohet se kanë qenë aktiv dhe kanë kryer detyrimet e pagesave për periudhën nga data 06.02.2012 deri më datën 20.10.2017”- thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Gjykata Kushtetuese më 11.03.2024 ka vërtetuar vendimet të cilat obligojnë Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që t’i kompensojë qytetarët të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës.

Kompensimi ishte urdhëruar që të bëhet për periudhën 06.02.2012 deri më 20.10.2017 në vlerën 40,855.480.00 euro.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika