Pishina e Gërmisë nga 12 qershori pritet të jetë e hapur për të gjithë qytetarët, që duan të freskohen në këto ditë të nxehtë të qershorit.
Kryeshefi i ndërmarrjes ‘Sport Marketing’, Liridon Llapashtica thotë se hapja varet dhe nga temperaturat.
“Si çdo sezonë verore NPL Sport Marketing që menaxhon me pishinën e Gërmisë ka filluar të zbatojë planin rreth përgatitjeve për sezonin veror 2022. Tradicionalisht pishina ka hapur dyert për qytetarët e Prishtinës më datë 12 qershor – simbolikisht që shënohet çlirimi i kryeqytetit Këtë e determinon zakonisht edhe moti, pra nëse temperaturat janë në favor për hapje, planifikojmë me datë 12, nëse jo, atëherë duhet të presim deri të mbërrijnë ato të përshtatshme“, thotë ai.





