Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka filluar me vlerësimin dhe verfikimin e pakove me votat e diasporës. Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi ka thënë se të njëjtat pako do të verifikohen nëse kanë ardhur nga persona të regjistruar si votues të suksesshëm jashtë vendit.
“Në QNR, shërbimi votues i KQZ’së ka filluar edhe procesimin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës gjatë periudhës së votimit përmes postës nga data 02-12 shkurt. Ky proces ka për qëllim të verifikojë nëse këto pako janë dërguar nga personat e regjistruar sit ë suksesshëm për të votuar jashtë vendit, apo nëse ato pako do kanë përmbushur kriteret ligjore thënë ai.
Më tutje Elezi konfirmoi se pa u kryer ky proces, nuk mund të dinë se sa janë gjithsej vota nga diaspora.





