LAJME

Kur do të filloj vaksinimi në Kosovë edhe gjatë të dielave?- tregon ministri Vitia

Kur do të filloj vaksinimi në Kosovë edhe gjatë të dielave?- tregon ministri Vitia
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Shtator 2021, 19:24

Qeveria e Kosovës është kritikuar shumë nga opozita se nuk i vaksinon qytetarët edhe gjatë vikendit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dje në një konferencë për media foli për gjendjen e pandemisë në Kosovë.

Vitia tregoi se nga data 12 shtator fillon vaksinimi edhe gjatë ditëve të diela.

“Pas shtimit të kapaciteteve dhe stabilizimit të numrit të vaksinave në dispozicion në anën tjetër, duke filluar nga data 12 shtator, ne do të kemi vaksinim edhe të dielave”, u shprehë Vitia duke shpresuar që numri i të vaksinuarve do të rritet gjatë muajit shtator.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika