- Reklama -

Kur dalin paratë e Trustit dhe a ka rrezik të vonohen ato?!

Mbi 300 mijë persona kanë aplikuar deri më tani për tërheqjen e 10%shit nga Trusti i tyre pensional.Këtë e konfirmoi në një bisedë për Gazeta Blic, zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi.Demi konfirmoi se me datën 23 dhjetor parashihet të bëhen pagesat e para.

Personave që kanë aplikuar në ditët e para nga hapja e aplikimit në Trust, pritet që t’u bëhen të parëve pagesat.

- Reklama -

Demi thotë se për shkak të paparashikueshmërisë së teknologjisë edhe mund të dalin komplikime e të shtyhet kjo datë, por nëse procedurat shkojnë mirë atëherë ka gjasa edhe të dalin mjetet para datës 23 Dhjetor.“Kanë aplikuar tashmë mbi 300 mijë persona. Për çështjen e pagesave, ne jemi duke punuar.

Nuk mund të parashikohen të gjitha detajet, data e paraqitur gjatë aplikimit është e synuar ku më së largu mund të bëhen pagesat nëse gjithçka shkon në rregull.

Teknologjia nuk mund të parashikohet, janë edhe detaje që mund të paraqesin telashe, është hera e parë që ndodhë ky projekt. Mund të ketë detaje të paparashikueshme, por po synojmë me i shërby sa më shpejt që mundemi, me pasë mundësi i kishim kry qysh sot të gjitha, por janë çështje teknologjike që duhet me i marrë parasysh”, deklaroi Demi për Gazeta Blic.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort