Kryetari i shtabit të PDK-së në Prizren, Kujtim Gashi, në një konferencë për media ka thënë se në bazë të informatave që kemi marrë nga tereni dhe rezultateve të Exit Poll-it, Prizreni ka vendosur për ndryshim.
Gashi ka falënderuar qytetarët të cilët kanë treguar një kulturë të lartë gjatë procesit të votimit.
Ai më tej ka thënë se nuk është koha ende për të festuar, duhet të presim rezultatet e numrimir dhe shpalljen zyrtare të tyre.
Ditë të mira po vijnë për Prizrenin dhe për qytetarër e tij, tha Gashi./tvprizreni.net/