Kujtim Gashi nga Prizeni do të jetë kandidat i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai do të garojë me nr 15 në listën e PDK-së për këto zgjedhje.
Gashi ka thënë se pret që edhe në këto zgjedhje të rrugëtojmë së bashku, duke u angazhuar fuqishëm për fitoren e 9 shkurtit.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Prizrenit, miq dhe aktivistëJam thellësisht falendërues për mbështetjen që më keni dhënë vazhdimësisht gjatë këtyre viteve në rrugëtimin tim politik.
Edhe në këto zgjedhje që po vijnë, pres që besimi i ndërsjellë të forcohet edhe më tej për një Kosovë që mundet më mirë. Edhe zyrtarisht kandidatura ime për deputet në listën fituese të PDK-së është shpallur sonte.
Në këto zgjedhje do të mbaj numrin 15 dhe ka shumë arsye që më 9 shkurt të votohet PDK-ja dhe kryeministri i ardhshëm, Bedri Hamza.