Kujtim Gashi, kandidati për deputet i PDK-së, ka thënë se ka gjasa që partia në të cilën bën ai pjesë të ketë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në emisionin DPT Fidani të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se koalicion nuk do të kenë me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Ne parapëlqejmë të kemi një Qeveri me partitë e opozitës veçanërisht me Lidhjen Demokratike të Kosovës, edhe në të kaluarën kemi qeverisur, janë bërë punë të mëdha bashkë me ta. Besojmë fuqishëm që me datën 9 shkurt koalicioni i ardhshëm për Qeverinë e Kosovës do të jetë mes PDK-së dhe LDK-së me kryeministër Bedri Hamzën”.
“Nuk mundem të them që ka diçka konkrete, besoj se logjika më qon në atë drejtim, ajo është konkrete dihet se me subjektet që qeverisin tani në Kosovë nuk do të kemi koalicion. Për faktin cila do të ishte justifikimi ynë që e kemi kritikuar vazhdimisht dhe se nuk po bënë asgjë, besoj se kryeministri aktual dhe partia e tij do t’i ndihmojnë Kosovës shumë nga këndi i opozitës”, ka thënë Gashi. /Klankosova.tv