LAJME

Kujdes, paratë false po pushtojnë tregun

Kujdes, paratë false po pushtojnë tregun
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Korrik 2023, 12:50

Katër raste të ndara të falsifikimit të parave janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në polici.

Një rast ka ndodhur në Prishtinë, një në Prizren, një në Vushtrri dhe një në Mitrovicë.

Raportet e policisë:

FALSIFIKIM I PARASË

Rr. Agim Ramadani, Prishtinë (NN) 17.07.2023 – 14:45. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës ka informuar se nga klient është deponuar një monedhë prej 50 €, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

FALSIFIKIM I PARASË

Rr. Ekrem Rexha, Prizren 17.07.2023 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës ka informuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar 430 € valuta të ndryshme të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

FALSIFIKIM I PARASË

Sheshi-Hasan Prishtina, Vushtrri 04.07.2023-07:39. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës ka raportuar se nga klient është deponuar një monedhë prej 50 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

FALSIFIKIM I PARASË

Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë 17.07.2023-14:00. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës ka raportuar se nga klient është deponuar një monedhë prej 50 euro e falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika