- Reklama -

Kujdes me antibiotikët – zbuloni çfarë i bëjnë stomakut dhe kockave

Organizmi i njeriut është strehë e të paktën e triliarda baktereve të cilat janë shumë të rëndësishme për organizmin.

Ato janë organizma mikroskopikë një-qelizorë të dobishme për sistemin imunitar dhe atë tretës.

- Reklama -

Ato ndihmojnë në përthithjen e ushqyesve dhe së bashku mund të peshojnë deri në 2 kilogramë.Bakteret ndahen në mbi 1000 specie dhe në dy kategori: të mira dhe të këqija.
Për fat të mirë, të dy kategoritë jetojnë në harmoni të plotë me njëra tjetrën.Sidoqoftë, ky ekuilibër është i brishtë dhe prishet nga përdorimi i antibiotikëve.

Shëndeti i kockave dhe mikrobet e stomakut

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org thotë se përdorimi i antibiotikëve ndikon fort në zhvillimin e skeletit të njeriut pas fazës së pubertetit.

Kjo fazë zhvillimi është përgjegjëse për të paktën 40 përqind të masës kockore.Shëndeti i skeletit është gjithashtu në varësi të mikrobiomës së stomakut.

Ndikimi i antibiotikëve në qelizat e palcës kockore.Metabolizmi i kockave është në varësi të një procesi delikat.

Përdorimi i antibiotikëve ndikon në shpërbërjen e masës kockore dhe çlirimin e mineraleve, sidomos kalçiumit, nga lëngjet kockore në gjak.

Një gjë e tillë mund të jetë rezultat i një reagimi imunitar që shkaktohet nga ndryshimet në mikrobiomë.

Si pasojë e antibiotikëve, komunikimi mes sistemit imunitar dhe qelizave të kockave shpërbëhet dhe ka ndërprerje të dëmshme.

Një gjë e tillë dëmton ndjeshëm skeletin e njeriut.

Ndikimi i stresit dhe antibiotikëve në stomak njësoj si ai i ushqimeve të shpejta

Ndryshimet në komunitetin e brendshëm të baktereve që vijnë si pasojë e stresit janë njësoj të dëmshme si ato të shkaktuara nga ushqimet e shpejta.

Në jetën e sotme, niveli i stresit që hasim çdo ditë është i lartë, ndërsa përdorimi i tepruar dhe abuzimi me antibiotikët është kthyer në fenomen.

Miliona njerëz janë të prekur nga një sërë problemesh me tretjen.

Këto probleme zgjidhen me përdorimin e probiotikëve të cilët ndihmojnë për të barazpeshuar nivelin e mikro organizmave në florën intestinale në mënyrë që sistemi gastrointestinal të tresë ushqimin siç duhet.

Ato na mbrojnë nga patogjenët, pra nga mikroorganizmat e dëmshëm; detoksifikojnë organizmin nga përbërësit e dëmshëm; prodhojnë vitamina dhe përbërës të tjerë dhe ekuilibrojnë sistemin tonë imunitar./agroweb

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?

Në kuadër të vapës përvëluese të verës dhe temperaturave...

Pesë metoda të vjetra për uljen e temperaturës në mënyrë natyrale

Përpara se të merrni ilaçe, provoni mënyra natyrale për...

Rrëfim: Dr. Naim Fanaj më “shpëtoi” jetën, arrita ta mposhti ankthin social

“Një ditë në fillim të verës, unë ndodhesha në...

Konfirmohet rasti i parë në Kosovë me linë e majmunëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës informon...

Si ndikon mishi i kuq në rrezikun e diabetit të tipit 2

Mishi i kuq ka qenë pjesë e dietave në...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort