Në mbarë vendin që nga dita e djeshme kanë filluar të zbatohet masa të reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19 e të cilat deri në një vendim të radhës do të jenë në fuqi deri më 13 shtator, raporton IndeksOnline.
Ndërsa IndeksOnline mëson se Policia e Kosovës nga sot do të nis të vizitojë personat të cilët janë të infektuar me Covid-19, nëpër shtëpitë e tyre, për të parë nëse janë duke respektuar masën e vetizolimit.
Kjo pas ankesave të shumta të qytetarëve të cilët kanë raportuar raste të ndryshme të qytetarëve të prekur me Cocvid-19 e të cilët pa asnjë pikë përgjegjësie po dalin e po qëndrojnë e shëtisin nëpër hapësira publike, duke rrezikuar të tjerët./IndeksOnline/