Trupi ynë nuk mund të funksionojë siç duhet nëse nuk plotëson oraret e gjumit. Çrregullimet me gjumin sjellin probleme të shumta për shëndetin, duke nisur nga ai mendor, deri tek obeziteti dhe sëmundjet e zemrës.
Nëse e keni vënë re ka disa ushqime apo produkte që ne i konsumojmë dhe që ndikojnë në cilësinë e gjumit tonë. Nutricionisti i njohur Rob Hobson thotë se avokadoja është fruti që duhet të shmangni gjithmonë para se të flini, sepse mund t’ju lërë pa gjumë.





