Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të vendoset kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë.
Sipas njoftimit të ministrisë, masa është marrë bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave, të cilat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.
Kufizimi në autoudhë do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në orën 17:30.





