Të premten e 19 janarit, dhjetëra qytetarë të Kosovës, kanë pritur për orë të tëra në pikëkalimin kufitar mes Malit të Zi dhe Shqipërisë në Bozhaj, kjo për shkak se sistemi i Interpolit i ka paraqitur të gjithë kosovarët si të kërkuar prej Interpolit.Arsyeja e këtij problemi ka rezultuar të jetë softueri i cili u rregulluar pas tri orëve.
Policia e Malit të Zi, ka konfirmuar se sistemi është rregulluar në mbrëmje, siç raporton mediumi “Vijesti”.Sipas njoftimit, autoritetet e Malit të Zi kanë lëshuar të paktën tetë shtetas të Kosovës për të vazhduar rrugën drejt Prishtinës.





