Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka prezantuar para Kongresit planin e tij të shpenzimit të parave nga buxheti i shtetit, nga i cili parashihet të ndahen 200 milionë dollarë për Kosovën.
Shefi ekzekutiv i Zyrës së Fondit të Mijëvjeçarit në Kosovë, Petrit Selimi, ka prezantuar raportin ku thuhet se është miratuar edhe kërkesa që ia kanë adresuar për ndarje mjetesh për Kosovën për implementimin e disa programeve të përqendruara në energji.
“Në dhjetor të 2018-ës, bordi i drejtorëve të MCC ka zgjedhur Kosovën për të zhvilluar një program kompakt derisa vendi vazhdon të implementojë programin e vazhdueshëm. MCC dhe Qeveria e Kosovës përditësuan dhe ripohuan se qasja në energji është pengesë për rritjen ekonomike të Kosovës. Gjatë dy viteve të kaluara, MCC ka punuar me Qeverinë dhe palët e tjera të interesit për të zhvilluar një program të përqendruar në sektorin e energjisë së Kosovës. MCC dhe Qeveria përfunduan studimet e parapara në vitin 2020 për të vlerësuar tre projekte të propozuara: zhvillimin e sektorit të gazit natyror të Kosovës, krijimin e rezervave të energjisë për balancimin e sistemit të energjisë dhe përmirësimin e shpërndarjes së energjisë elektrike”.
Great! President Biden’s new budget means #Kosovo is to receive continued financial support from #MCC for its ongoing Threshold Program program w/ @MCCgov + will continue developing a much larger Compact focused on energy diversification / potential introduction of gas to Kosovo. https://t.co/i199kcM6lU
— Petrit Selimi (@Petrit) May 28, 2021
Profesori i ekonomisë, Remzi Ismajli, në një intervistë për Klankosova.tv tha se investimi i këtyre mjeteve në kapacitete të energjisë dhe ato prodhuese do të ndikonte edhe në rritjen e punësimit.
“Normalisht se me vetë angazhimin e këtyre mjeteve financiare në Kosovë dhe sektorët përkatës ndikon dukshëm në rritjen e Bruto produktit vendor si ardhur por edhe si konsum në anën tjetër. Investimi në kapacitete të energjisë dhe ato prodhuese rrit nivelin e punësimit. Angazhimi i mjeteve në projekte fiktive (administrative ) të parealizueshme do të ishte një dështim për projektin.Vet pjesëmarrja dhe përkrahja e këtyre mjeteve me 8 % ndaj buxhetit të Kosoves nënkupton një ndihmë domëthënëse dhe mund të rrite Bruto Produktin Vendor për së paku 1 %”.
Ismajli theksoi se kualifikimi i Kosovës nga MCC është një arritje e mirë e cila do të ndikonte në zhvillimin e disa sektorëve strategjik në sundimin e ligjit, energji dhe çështje mjedisore.
Ai tha se kjo vjen si rezultat i punës në disa sektorëve kyç në Kosovë si: demokracia, sundimi i ligjit dhe klima e biznesit.
“Kualifikimi i Kosovës nga MCC është një arritje e mirë dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e disa sektorëve startegjik, projekte të parapara për përkrahje nga ky fond: si sundimi i ligjit, energjia dhe çështjet mjedisore. Kjo pako e ndihmës eshte si rezultat i punës së sektorëve kyç të Kosovës në demokraci , sundim të ligjit dhe klimës së biznesit. dhe bashkëpunimit të Kosovës gjatë vitit të fundit”.
“Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit është agjenci qeveritare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila funksionon që nga viti 2004. Bordi i saj ka përzgjedhur edhe Kosovën për të zhvilluar programin e ndihmës, program i gjerë investimi tek në vitin 2015 pasi ka plotësuar idikatorët e parapara jo mjaft të lehta për t’u kaluar si nivelin e rritur të reformave të brendshme, cilësinë e demokracisë së institucioneve, adresimin e korrupsionit, investimin në shëndetësi dhe arsim, nivelin e pjesëmarrjes së vajzave në arsimin fillor, politikat tregtare etj”.