Dy autobusë me pelegrinë dhe alpinistë janë kthyer mbrapsht në Jarinjë nga policia e Kosovës. Portali në gjuhën serbe, Kossev, raporton se sipas një dokumenti që i është lëshuar grupit të vizitorëve, thuhet se autobusi është me 83 pasagjerë dhe arsyeja e ndalimit për të hyrë në Kosovë është se asnjë kërkesë për vizitë të organizuar nuk është paraqitur.
Një nga organizatorët e Asociacionit të Studentëve të Pavarur nga Beogradi, Marko Jeliq, në një deklaratë për Kossev ka thënë se ata i kanë organizuar tradicionalisht këto vizita nëpër manastire dhe monumente në Kosovë dhe ata (policia) kanë qenë të njohur me procedurat në kufi.





