- Reklama -

Kthehet në operim njesia A-4 e termocentralit Kosova A

Korporata Energjetike e Kosovës ka paralajmëruar se pas një pune intensive dhe të pandërprerë nga ekipet përkatëse të TC Kosova A, njësia A-4 është rikthyer sërish në operim të rregullt.
‘’Sipas njoftimit kjo njësi kishte dalë nga prodhimi më 14.04.2025, rreth orës 08:11, për shkak të paraqitjes së një rrjedhjeje në kaldajë.Gjatë ndërprerjes, janë eliminuar me sukses të gjitha mangësitë teknike, përfshirë edhe ato në kullën ftohëse dhe në pjesë të tjera të pajisjeve teknologjike të domosdoshme për rritjen e sigurisë së operimit të kësaj njësie’’, thuhet në njoftim.

Më tutje thuhet se para kësaj ndaljeje, njësia A-4 kishte operuar pandërprerë për 68 ditë rresht, duke dëshmuar stabilitet të lartë dhe efikasitet në prodhim.

- Reklama -

Sipas planifikimit,  përgatitjet për startimin e njësisë kanë filluar mbrëmë me dt: 21.04.2025 rreth orës 18:55, ndërsa sinkronizimi me rrjetin është realizuar në orë 23:30.

Në fund thuhet se aktualisht, njësia ndodhet në gjendje stabile dhe funksionon në parametra të rregullt operimi.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort