LAJME

Kthehet në Kosovë ish-pjesëtari i UÇK-së që ishte arrestuar në Serbi

Kthehet në Kosovë ish-pjesëtari i UÇK-së që ishte arrestuar në Serbi
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Prill 2026, 08:39

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se i Mit’hat Llozhani i cili ishte arrestuar në Serbi, është liruar dhe ka hyrë në Republikën e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se Llozhani ka kaluar në një periudhë jo të lehtë.

“Fjalën e dhënë e mbaj. Gjithmonë. Sado që ka rrezik e peripeci.  Mit’hat Llozhani, i arrestuar në Serbi, sot është liruar dhe posa ka hy në Kosovë. Ka kaluar nëpër një periudhë jo të lehtë. Më shumë informata do t’i japim bashkë me Mit’hatin, ditëve në vijim. Ky mision ka qenë i vështirë. I rëndë. E kreva. Disa herë kam shku për këtë rast në Beograd.  A kam pasë probleme dhe rrezik? Nuk është me rëndësi.  Me rëndësi është që një qytetar i Kosovës u kthye në shtëpi. I kultivoj vlerat patriotike dhe kombëtare duke i shërbyer qytetarit të Kosovës. Edhe po: pa pagesë. Këto punë kryhen për ideal kombëtar”, ka shkruar Koci në Facebook.

Më 5 shkurt të këtij viti, autoritetet në Serbi njoftuan për arrestimin e Mit’hat Llozhanit. Sipas njoftimit edhe nga MPJD-ja në Kosovë, ai u ndalua me të hyrë në Serbi, nga pikëkalimi kufitar Batrovc prej Kroacisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika