Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka deklaruar se nëpërmjet kthimit të Ligjit për Këshillit të Sigurisë, presidentja Vjosa Osmani “i tregoi Qeverisë dhe Kuvendit se nuk dinë të hartojnë ligje”.
Kthehet Ligji për Këshillin e Sigurisë, Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të hartojnë ligje

Ai e quajti të drejtë vendimin e Osmanit, duke thënë se kthimi i ligjit për shkak të mospërfshirjes së dispozitave që rregullojnë funksionimin e Këshillit krijojnë vakum juridik.
“Pas Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Venecias, edhe Presidentja e republikës, i tregon qeverisë dhe Kuvendit nuk dinë të hartojnë ligje dhe politika në pajtim me Kushtetutën. Të lumtë presidente!Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka nxjerrë vendim, me të cilin e ka kthyer në Kuvend, Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës, i cili është miratuar më 31 tetor 2024”, ka thënë Miftaraj në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

