Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK është realizuar një operacion i rrallë.
Doktori i klinikës, Elmi Olluri, ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, për diçka të rrallë në trupin e njeriut.
Ky është postimi i plotë i doktorit:
“Diç e rrallë në trupin e njeriut!
Por mosha 1922 i lindur, dhe hezitimi deri tani për operacion bën që te ky i moshuar 100 vjeqar të zhvillohen dy ANEURIZMA në të njëten gjymtyrë( këmbë).
Aneurizma e arteries profuna femoris (APF)dega e saj e dyte me dimenxione 5×4 cm
Dhe Aneurizma e arteries femorale superficiale( AFS) qe kishte përfshi edhe arterien politea (AP) deri edhe trungun TP ,me dimenxione 11x 4,8 cm
Jan raste te rralla në literaturë ose edhe e vetmi i këtij tipi kur merr për bazë lokalizimin, dimenxionet dhe përfshirja e disa arterive ?!
Këto raste shoqrohen me vdekje të larta , por edhe me 70-80% të humbjes së ekstremitetit ( këmës)
Pacienti ynë e përballoi mirë këte operacion edhe kemba e tij shpëtoi!
Këtë e bën të mundur Anesteziologët e QKUK dhe ekipi i kirurgjise vaskulare në QKUK.”