Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni tha se edhe sot u pa, sipas saj, absurditeti i radhës i partive që nuk marrin pjesë në votim të komisionit i cili do të mundësonte votimin e fshehtë e përmes së cilit do të mund të dilej nga bllokada.
“Edhe sot e pamë absurditetin e radhës të partive opozitare në Kuvend që nuk morën pjesë fare në votim, në formimin e komisionit që e mundëson votimin e fshehtë. Njëjtë siç kanë bërë për shumë seanca radhazi duke vazhduar bllokadën, kemi parë se kanë arsyetimet e njëjta. Kemi parë që nuk ka pasur reflektim nga partitë opozitare që po vazhdojnë të mbajnë qëndrimin e tyre të njëjtë, meqenëse e dimë që kjo nuk përkon me atë çka thuhet në aktvendimin e Kushtetueses, ku decidivisht kërkohet nga deputeti të marr pjesë në votim, dhe janë pikërisht deputetët e këtyre partive politike që zgjedhin të mos marrin pjesë në votim e të kontribuojnë në vazhdimin e kësaj bllokade që prej javësh është krijuar në Kuvend”, tha ajo.
Deputetja e Vetëvendosjes thotë se problemi i tyre nuk është emri i Haxhiut dhe këtë e kanë vetëm si arsyetim.





