290 mijë punëtorë të sektorit privat kanë aplikuar deri më tani për të përfituar nga shtesa prej 100 eurosh nga Qeveria e Kosovës.
Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Deri më tani janë mbi 290 mijë aplikime për shtesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat, teksa aplikimi vazhdon të jetë i hapur”.
Kryeziu tha se sapo të shqyrtohen aplikimet do të bëhet ekzekutimi i parave, derisa shtoi se po punohet që kjo të ndodhë sa më shpejt.
“Javën e kaluar është formuar komisioni për verifikimin e aplikimeve, ndërkaq këtë javë ka filluar shqyrtimi i aplikimeve. Pas verifikimit do të fillojmë ekzekutimin e tyre. Po punojmë që kjo të ndodhë sa më parë”.