LAJME

Kryetrajneri, Xhengis Rexhepi, gëzon përkrahje të plotë të pronarit të Lirisë, Rahman Kiqe

Kryetrajneri, Xhengis Rexhepi, gëzon përkrahje të plotë të pronarit të Lirisë, Rahman Kiqe
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Nëntor 2022, 11:27
Rahman Kiqe, pronari i klubit, hedhë poshtë spekulimet e disa portaleve, për kinse ndërrim të Xhengis Rexhepit, nga posti i kryetrajnerit, shkruan faqja zyrtare e KF “ Liria”.
“Ne, të gjithë në klub jemi të kënaqur me punën dhe arritjet e trajnerit. Ai, ka përkrahjen e plotë timen, kryetarit dhe drejtuesve të tjerë.
Ne, që tani po mendojmë për stinorin pranveror, ku me trajnerin Xhengis dhe përforcimet që do t’i sjellim, të kthehemi fuqishëm në Superligë”, tha pronari Kiqe, duke hedhur poshtë spekulimet mediale. Ai, me këtë rast ka bërë thirrje, për rritjen e përkrahjes nga të gjithë, drejt kthimit në Superligë.”, thuhet në këtë postim në faqen zyrtare të klubit prizrenas.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika