Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi sot një takim me përfaqësueset e Forumit Ekonomik të Grave, i cili thuhet se shërbeu si një mundësi e vlefshme për shkëmbimin e përvojave dhe diskutimin e sfidave aktuale.
Kryetarja Haxhiu takoi përfaqësueset e Forumit Ekonomik të Grave

Sipas njoftimit, gjatë takimit, u diskutua për fuqizimin ekonomik të grave, barrierat që vazhdojnë të kufizojnë pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës, si dhe nevojën që politikat publike të përkthehen në mundësi konkrete.
“Duke potencuar rëndësinë e bashkëpunimit me organizatat që angazhohen çdo ditë në këtë drejtim, kryetarja Haxhiu ritheksoi zotimin e saj që këto çështje të trajtohen nëpërmjet politikave konkrete” – thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kryesimi irlandez me BE-në kthen në fokus zgjerimin, por pa Kosovën

Trump firmos vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme lidhur me Ballkanin Perëndimor

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e 25-të të Qeverisë në detyrë

