Kryetarja e Aleancës së Gruas në Prizren, Arta Telaku, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se ,Aleanca në Prizren është në një proces të zgjedhjeve të brendshme, me synimin e vetëm që të jetë një strukturë më e organizuar, me vizion e me njerëz të jashtëzakonshëm, që kanë dije e vullnet që ta ndryshojnë realitetin politik ku janë.
“Shumica prej të zgjedhurve deri tash, janë njerëz që nuk kanë qenë ndonjëherë pjesë e ndonjë partie politike. Ky është ai gjaku i ri politik i yni. E veçanta e kësaj gare, është numri i madh i pjesës së bukur të politikës, që janë zonja e zonjusha të kryeqytetit historik të shqiptarëve.





