LAJME

Kryetari Totaj, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Prizren

Kryetari Totaj, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Tetor 2022, 11:07

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues e Grupit të Intelektualëve Romë në Komunën e Prizrenit si dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare e shoqërisë civile, kërkesa e të cilëve ishte që gjuha rome të njihet si gjuhë në përdorim zyrtar në Komunë. Kryetari,Totaj ka potencuar se përfshirjen e gjuhës rome në përdorim zyrtar në Komunën e Prizrenit, do të trajtohej me seriozitetin maksimal, për ta shtyrë përpara si proces i cili është neglizhuar në të kaluarën.

“Gjuha është jetike për njerëzimin.
Romët, jetojnë tradicionalisht në Prizren dhe janë aset i rëndësishëm për kompletimin e shoqërisë së larmishme të qytetit tonë, i cili njihet për harmoni në bashkëjetesë të të gjitha komuniteteve.
Kisha kënaqësinë që sot t’i pres përfaqësuesit e “Grupit të Intelektualëve Romë në Komunën e Prizrenit” dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare e shoqërisë civile, kërkesa e të cilëve është që gjuha rome të njihet si gjuhë në përdorim zyrtar në Komunë.

Përfshirjen e gjuhës rome në përdorim zyrtar në Komunën e Prizrenit, do ta trajtojmë me seriozitetin maksimal, për ta shtyrë përpara si proces i cili është neglizhuar në të kaluarën.
Ky komunitet ka trashëgimi unike dhe ndër prioritete të Komunës është mbrojtja e të drejtave të komuniteteve si dhe e të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit, pa dallim”.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika