Ka ndërruar jetë doktori i njohur prizrenas Tyrhan Kosova.
Për vdekjen e tij ka reaguar kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.
Kryetari Totaj përmes një shkrimi ka ngushëlluar të gjithë ata që njohën doktor Tyrhanin duke theksuar se Prizreni humbi një mjek shumë të mirë.
“U trishtova nga lajmi për largimin e parakohshëm të Tyranit nga kjo botë.
Lajm sa i pa pritur, akoma më shumë i dhimbshëm.
Familja humbi njeriun më të dashur, Prizreni humbi një mjek shumë të mirë, kurse unë humba shokun shumë të afërt, me të cilin kishim një jetë pothuajse në basketboll, por edhe shumë udhëtime bashkë gjithandej nëpër EU si dhe momente tjera shumë të bukura që e definojnë jetën.
Kush do ta besonte se kjo do të ishte fotografia e fundi bashkë me Tyranin, ku tjetër pos në fushën e basketbollit, në Marash.
Familijarëve, miqve e dashamirëve ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta.
Tyrani u prehtë në paqë!”, ka shkruar Totaj në rrjetin social Facebook.