- Reklama -

Kryetari Totaj të hënën mban takim publik me qytetarët për raportimin e punës gjatë vitit 2024

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kryetari, Shaqir Totaj, të hënën do të organizojë takimin e dytë publik me qytetarë. Në këtë takim kryetari Totaj do të raportojë për punën njëvjeçare janar – dhjetor 2024. Takimi publik do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, duke filluar nga ora 10:00, dhe është i hapur për të gjithë qytetarët.

“Në bazë të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, nenit 92 të Statutit të Komunës së Prizrenit me Nr. 01/011-5643, Kryetari i Komunës së Prizrenit në bashkëpunim me Njësinë për Komunikim me Publikun organizojnë:

- Reklama -

TAKIMIN E DYTË PUBLIK ME QYTETARË

Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, OJQ-të dhe palët tjera të interesuara, se Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, mbanë takimin e dytë publik me qytetarë. Në këtë takim Kryetari para qytetarëve raporton për punën njëvjeçare Janar-Dhjetor 2024. Takimi Publik mbahet më 23.12.2024 (e hënë) në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës (Shtëpia e Bardhë), me fillim në orën 10:00. Takimi është i hapur për qytetarët, i hapur për parashtrimin e pyetjeve adresuar kryetarit dhe ekzekutivit të Komunës për të gjitha temat të cilat atyre iu interesojnë. Komentet dhe sugjerimet tuaja mund t’i dërgoni deri më 23.12.2024 në orë 09:00, në e-mail-at: [email protected] dhe [email protected]. Raportet e punës së kryetarit të komunës mund t’i gjeni të publikuar në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/prizren/staff/shaqir-totaj/… “, shkruan në njoftimin e komunës në Facebook./TVPrizreni/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Riho Terras, pritet të emërohet raportuesi i ri i PE-së për Kosovën

Eurodeputeti nga Estonia, Riho Terras, pritet të emërohet raportues...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort