I pari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë ditës së djeshme ka pritur në takim Rektorin e Universitetit “Ukshin Hoti”, Mentor Alishani.
Në njoftimin e komunës thuhet se qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për avancimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin e mëtejmë në të ardhmen midis komunës dhe universitetit.
Po ashtu, u diskutua dhe organizimi i edicionit të dytë të Shkollës Verore Ndërkombëtare në Prizren, me ç’rast kryetari Totaj ri konfirmoi mbështetjen e komunës së Prizrenit për realizimin e “SHVNP 2023”.
200 studentë nga e gjithë bota do të jenë pjesëmarrës në këtë ngjarje që fillon nga 31 korriku, deri më 11 gusht dhe do të zhvillohet në hapësirat e universitetit, ITP (Innovation and Training Park) dhe në pjesë të ndryshme të qytetit.

