LAJME

Kryetari Totaj takon disa prizrenas që jetojnë e veprojnë në diasporë

Kryetari Totaj takon disa prizrenas që jetojnë e veprojnë në diasporë
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Qershor 2022, 19:22

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, përderisa po qëndron për vizitë në Duisburg të Gjermanisë, atje ka takuar edhe disa prizrenas.

Ai tha se ishte kënaqësi të bisedoja me djem e burra të mrekullueshëm, të suksesshëm e punëtor të jashtëzakonshëm, të cilët ishin të gatshëm të investojnë në Prizren, në sektorët e ndërtimit e gastronomisë.

Postimi i plotë:

Në restaurantin e Ardianit, ndër më të famshmit në Duisburg të Gjermanisë, takuam një grup qytetarësh me prejardhje nga Prizreni e që jetojnë e veprojnë në diasporë.

Kënaqësi të bisedoja me djem e burra të mrekullueshëm, të suksesshëm e punëtor të jashtëzakonshëm, të cilët ishin të gatshëm të investojnë në Prizren, në sektorët e ndërtimit e gastronomisë.

I sigurova ata se në Prizren do kenë mbështetjen tonë e do kenë lehtësira administrative dhe minimizim të burokracisë.

Diaspora jonë është ndër asetet më të rëndësishme që ka vendi ynë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika