LAJME

Kryetari Totaj, priti në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv

Kryetari Totaj, priti në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Qershor 2022, 14:10

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një shkrimi në facebook ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv . Ajo ishte e shoqëruar edhe nga  Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri.

Njoftimi i plotë:

Sot, pata kënaqësinë t’i takojë, Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Shqëlqësinë e Saj, Tamar Ziv dhe Ambasadoren e Kosovës në Izrael, Shkëlqësinë e Saj, Ines Demiri.
Me këtë rast diskutuam për një sërë projektesh, ndër to: binjakëzimin e Prizrenit me një qytet izraelit si dhe zhvillimin e një vizite zyrtare të ekipit tonë në Izrael, por, edhe për hapjen e një Qendre Kulturore të Hebrenjëve në Prizren.
Gjithashtu, në këtë takim, diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit ekonomik, në kuturë e sport si dhe, me theks të veçantë, në zhvillimin e turizmit.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika