Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur të enjten në takim kurtuazie prof.dr.Arsim Bajramin.
Në njoftimin e komunës thuhet se gjatë takimit ata diskutuan për procesin e zhvillimit të komunës së Prizrenit, duke shtuar se Bajrami është një prej njerëzve më meritorë pasi ka dhënë kontribut të madh në etapat më të rëndësishme të ndërtimit të shtetit tonë.
“Kryetari Shaqir Totaj priti sot, në një takim kurtuazie, Prof. dr. Arsim Bajramin, me të cilin kryesisht diskutuan për procesin e zhvillimit të Komunës së Prizrenit.
Z. Bajrami është prej njerëzve më meritorë, që me kontributin e tij shembullor profesional, ka qenë aktiv në etapat më të rëndësishme të ndërtimit të shtetit tonë.
Me këtë rast, Profesor Bajrami i dhuroi Kryetarit Totaj dhe librin e tij të fundit “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë”, që shfaq periudhën e vështirë të kombit tonë gjatë luftës së fundit.”, thuhet në njoftimin e komunës së Prizrenit në Facebook./TVPrizreni/