Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, sot ka pritur në takim nënkryetaren e Bashkisë Metropolitane të Gaziantepit në Republikën e Turqisë, Zehra Ünal me disa bashkëpunëtorë.
Kryetari Totaj priti në takim nënkryetaren e Bashkisë së Gaziantepit të Turqisë

Temë e diskutimit në këtë takim ishin bashkëpunimi i qytetit të Prizrenit me Bashkinë e Gaziantepit të Turqisë, veçoritë e tyre si dhe për mundësitë e bashkëpunimit, me theks të veçantë në fushën e turizmit e shkëmbimit kulturor, që do të hapte mundësi për forcimin e lidhjeve dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

