Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, sot ka pritur në takim kryeshefin ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellsit “Hidroregjioni Jugor” sh.a, Zenel Zenelaj me bashkëpunëtorë.
Në këtë takim u diskutua për projekte në programin e zonës ndërkufitare Kosovë-Maqedoni e Veriut IPA II 2019 dhe 2020.
“KRU “Hidroregjioni Jugor” sh.a Prizren, së bashku me Ujësjellësin e Tetovës, shoqatën Center for Development of the Polog Planning Region në Maqedoninë e Veriut dhe shoqatën Celim Kosovë, kanë aplikuar në thirrjen për projekte në programin e zonës ndërkufitare Kosovë-Maqedoni e Veriut IPA II 2019 dhe 2020 – investim në të dy anët sipas proporcionit 50/50.
KRU “Hidroregjioni Jugor” sh.a fokusin e investimit e ka në 40 burime, ku planifikohet investim në mbrojtjen e burimeve, vendosjen e laboratorit për analiza të ujit dhe një varg aktivitetesh të tjera për sensibilizimin si dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore që ofron ky projekt” ka shkruar kryetari Totaj.