Shumica e anëtarëve të Kuvendit të Prizrenit, në seancën e sotme që është duke u zhvilluar në këto momente, kanë përgëzuar kryetarin e komunës, Shaqir Totajn dhe qeverinë lokale, për debllokimin e rrugës së tranzitit të ri, e disa prej tyre kanë kërkuar nga kryetari Totaj përgjigje për marrëveshjen e arritur me pronarin e objektit që e kishte bllokuar atë rrugë.
Kryetari Totaj: Nuk ka pasur marrëveshje të fshehtë për debllokimin e rrugës së tranzitit të ri

Duke u përgjigjur në pyetjen e kuvendarëve, kryetari Totaj tha se debllokimi i rrugës është rezultat i një pune kolektive nga Kuvendi dhe kabineti qeverisës.
Ai ka thënë se me pronarin nuk ka bërë asnjë marrëveshje të fshehtë, ndërsa shtoi se debllokimi i rrugës përveç që mundëson lëvizje më të zgjeruar, ajo do të ndikojë edhe në zhvillim ekonomik./tvprizreni/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

