Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ditën e mërkurë, priti në takim kryetarin e subjektit politik PDAK, Qazim Rahmani, nënkryetarin e komunës së Ferizajt, Danush Ademi dhe bashkëpuntorët e tyre.
Në këtë takim u diskutua për, çështjet e integrimit të barabartë dhe konceptin e gjithëpërfshirjes së të gjithëve që jetojnë në komunën e Prizrenit, pasi, qeverisja aktuale lokale njihet për përkrahjen e diversitetit dhe nxitjes së bashkëpunimit afatgjatë.