Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ndarë pamje nga fshati Pouskë, duke u shprehur së në saje të pozicionit të veçantë është një vend i privilegjuar që ofron pamje panoramike të qytetit të Prizrenit. Ai ka shtuar se ky fshat është vendi i duhur për të filluar udhëtimin dhe eksplorimin e zakoneve dhe bukurive të fshatrave tradicionale të Kosovës.
”Përshëndetje nga fshati Pouskë – një oazë e qetësisë dhe bukurisë në mes të bjeshkëve të mahnitshme, me një pozicion të veçantë që ofron pamje panoramike të qytetit të Prizrenit, duke e bërë atë një vend të privilegjuar për të shijuar bukurinë natyrore dhe pjesën urbane në të njëjtën kohë.





