Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes faqes së tij zyrtarë në facebook, njofton se ditën e hënë ka marrë pjesë në punëtorinë për zhvillimin e planit për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve nga Zyra Kadastrale Komunale e Prizrenit, ku në bazë të Marrëveshjes së Mirëkuptimit ndërmjet Aktivitetit Qeverisja e Pronës të USAID-it dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile, është përfunduar analizimi dhe vlerësimi i proceseve, procedurave si dhe kapaciteteve aktuale të punës për ofrimin e shërbimeve kadastrale, ne Komunën e Prizrenit.
Kryetari Totaj, mori pjesë në punëtorinë për zhvillimin e planit për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve nga Zyra Kadastrale Komunale

Raportet e vlerësimit kanë ofruar rekomandime konkrete për përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e efikasitetit në ofrimin e shërbimeve nga Drejtoria e Kadastrit dhe Gjeodezisë që përfundimisht do të rezultojnë me zhvillimin e një Plani konkret për Përmirësimin e Ofrimit të Shërbimeve për komunën e Prizrenit, thuhet në fund të këtij njoftimi.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

