LAJME

Kryetari Totaj: Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit prizrenas të sporteve, Mexhit Çurdina

Kryetari Totaj: Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit prizrenas të sporteve, Mexhit Çurdina
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Mars 2025, 09:10

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shprehur ngushëllime për vdekjen e veteranit prizrenas të sporteve, Mexhit Çurdina.

“z. Çurdina, ishte i pasionuar ndaj sporteve ekstreme, ka kaluar një jetë të plotë në natyrë duke u angazhuar në aktivitete si automobilizëm, motokros, skijim, alpinizëm dhe shumë të tjera.

Edhe pse i shtyrë në moshë, ai vazhdoi të organizonte gara në nivel lokal dhe t’i promovonte sportet ekstreme si dhe ka lënë pas një trashëgimi të pazëvendësueshme në fushën e sporteve motorike e natyrës”, ka shkruar kryetari Totaj tutje në postimin e tij.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika