LAJME

Kryetari Totaj ka takuar sot Zyrtarin Politik të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, Dominic P. McIntyre

Kryetari Totaj ka takuar sot Zyrtarin Politik të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, Dominic P. McIntyre
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Janar 2024, 22:59

Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim Zyrtarin Politik të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, Dominic P. McIntyre.

Sipas njoftimit nga kryetari Totaj, në këtë takim u diskutuan tema të ndryshme por me theks të veçantë për avancimin e trajtimit të temave që ndërlidhen me komunitetet pakicë në Komunën e Prizrenit.

“Me z. McIntyre, biseduam edhe për vlerat e Komunës sonë – trashëgiminë kulturore e historike, bashkëjetesën e qytetarëve tanë në harmoni të plotë dhe marrëdhëniet e mira me prijësit e të gjitha religjioneve që praktikohen tek ne, që e bëjnë Prizrenin një qytet tërheqës dhe interesant për të gjithë vizitorët”, ka shkruar Totaj tutje në rrjetin social Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika