Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, edhe këtë diel ka zgjedhur që t’u urojë qytetarëve të dielë të këndshme me pamje të njërës prej ndërmarrësive tradicionale që veprojnë në qytetin e Prizrenit. Kjo është furra e bukës “Qollaku”, e cila sipas tij njihet për artin e saj të përgatitjes së bukës dhe pjekjes me dru, që e bën këtë furrë një prej simboleve të autenticitetit në qytet.
Kryetari Totaj: Furra “Qollaku” një prej simboleve të autenticitetit në qytetin e Prizrenit

“Përshëndetje, uroj të jeni mirë këtë të diele! Prizreni ka shumë vlera, ku ndërmarrësit tradicional i shtojnë ato edhe më shumë. E tillë është furra e bukës “Qollaku” në Prizren që e ka ruajtur traditën brez pas brezi dhe njihet për artin e saj të përgatitjes së bukës dhe pjekjes me dru, që e bën këtë furrë një prej simboleve të autenticitetit në qytet. Furra “Qollaku” është një shembull se si bizneset tradicionale mund të mbijetojnë dhe të lulëzojnë duke ruajtur identitetin dhe duke ndërtuar një lidhje të fortë me komunitetin që i rrethon.”, shkruan Totaj në Facebook./TVPrizreni/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

