Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me ish komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhemshit Krasniqi, në vazhdën e punimeve, në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës, turizmit kulturor në Leskovec”, ditën e shtunë, vizituan këtë lokacionin ku është duke u ndërtuar obelisku i UÇK-së në vendin “ Tuma” në afërsi të fshatit Leskovec të Vërrinit, njofton faqja zyrtare e komunës së Prizrenit.
“Ky lokalitet, do të jetë vend ku do të përkujtohet trimëria e vajzave dhe djemve tanë si dhe do të jetë një destinacion i këndshëm turistik” , thuhet në fund të këtij njoftimi.