LAJME

Kryetari, Shaqir Totaj, takon zyrtarët e USAID-it, bisedohet rreth vazhdimit të bashkëpunimit

Kryetari, Shaqir Totaj, takon zyrtarët e USAID-it, bisedohet rreth vazhdimit të bashkëpunimit
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Shtator 2022, 12:40

Kryetari I Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka njoftuar se është takuar me zyrtarët e USAID-it, ku ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në realizimin e projektit “Kontrata Sociale”. Gjatë takimit diskutuam për hulumtimin e bërë për tre vitet e kaluara. Me këtë rast u prezantuan rreziqet, barrierat dhe rekomandimet.

“Sot, prita zyrtarët e USAID-it, ku biseduam për vazhdimin e bashkëpunimit në realizimin e projektit “Kontrata Sociale”. Gjatë takimit diskutuam për hulumtimin e bërë për tre vitet e kaluara. Me këtë rast u prezantuan rreziqet, barrierat dhe rekomandimet.

I vlerësojmë të gjeturat e këtij hulumtimi, pasi, ato do ta lehtësojnë edhe më shumë kryerjen e punëve në të mirë të të gjithë qytetarëve të Komunës.

Ndërsa, zyrtarët e USAID-it u treguan të gatshëm t’i ndihmojnë zyrtarët e Komunës së Prizrenit në pikat ku interesimi është më i madh dhe se u zotuan që përmes konsulentëve të tyre do t’i përkrahin zyrtarët komunalë që të mos kenë vështirësi në ushtrimin e detyrave”.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika