LAJME

Kryetari Muharremaj me mesazh prekës për 7 Marsin, kujton mësimdhënësin dëshmor Avdyl Beqiraj

Kryetari Muharremaj me mesazh prekës për 7 Marsin, kujton mësimdhënësin dëshmor Avdyl Beqiraj
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Mars 2025, 10:57

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ndarë një mesazh emocionues duke kujtuar mësimdhënësin dhe dëshmorin Avdyl Beqiraj, si shembull të përkushtimit dhe sakrificës për dijen dhe atdheun.

Muharremaj ka ndarë dy fotografi të Beqirajt, të cilat, sipas tij, “ndryshojnë epokat dhe e rishkruajnë historinë”. Ai ka kujtuar rolin e tij jo vetëm si mësimdhënës, por edhe si bashkëluftëtar, i cili së bashku me kolegët e tij në frontin e luftës kishin marrë mbi supe një mision edhe më të madh.

“Shumë të tjerë si ai, ishin bashkë e të pathyeshëm. Ata s’u kufizuan vetëm në klasat e shkollës. E kuptuan se duhej më shumë. U shndërruan në burim guximi dhe sakrifice, që nuk dhanë vetëm mësim, por dhanë gjithçka. Edhe jetën. Për një ideal më të madh”, ka shkruar ai, raporton Telegrafi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika