LAJME

Kryetari i Zveçanit dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publikon foto nga dëmet materiale

Kryetari i Zveçanit dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publikon foto nga dëmet materiale
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Nëntor 2024, 09:10

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në objektin e kësaj komune.

Peci në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar edhe fotografi nga dëmet materiale që janë shkaktuar si pasojë e sulmit me granatë dore atje.

“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, disa individë të paidentifikuar kanë kryer një sulm ndaj objektit të Komunës së Zveçanit me granata dore. Ky akt i dhunshëm ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar”.

“Si Kryetar i Komunës, unë e dënoj fuqishëm këtë akt të papranueshëm të dhunës dhe terrorit ku para dy dite ka ndodhur i njëjti sulm në stacionin policor të Komunës së Zveçanit”, tha ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika