LAJME

Kryetari i Zubin Potokut: S’po e mendoj dorëheqjen

Kryetari i Zubin Potokut: S’po e mendoj dorëheqjen
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Qershor 2023, 13:56

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri tha se aktualisht nuk mendon të jap dorëheqje nga detyra e udhëheqësit të kësaj komune.

Ai theksoi se nuk kanë ndonjë thirrje për dorëheqje dhe sipas tij duhet të ketë arsye e rrugë ligjore për ta bërë këtë.

“Njëherë nuk po mendoj për dorëheqje se këto janë veç spekulime të bisedohet nuk mendoj, ne jemi duke punuar, njëherë për njëherë nuk kemi thirrje për dorëheqje”, tha Zeqiri një lidhje telefonike për KosovaPress.

Ai ka shtuar mënyra e largimit të kryetarëve me peticion është një proces që merr më shumë kohë.

“Rrugët ligjore duhet të gjenden nuk ka dorëheqje njëherë nuk po mendojmë. Për dorëheqje duhet të gjendet rruga ligjore dorëheqjen nuk po e shoh të arsyeshme pa ndonjë arsye ligjore. Ne duhet me i gjet ligjërisht qysh është një rrugë ligjore që e ka përmendur edhe presidentja por është një kohë më e gjatë për tjetër nuk e di, duhet gjetur, në të kundërtën nuk kemi arsye për të dhënë dorëheqje”, tha ai.

Sipas Zeqirit, kryetarët e zgjedhur në katër komunat veriore duhet të vazhdojnë të punojnë për aq sa kanë mundësi, pasi sipas tij, ka dyshime nëse zgjedhjet e parakohshme do të prodhojnë rezultat.

“Duhet me vazhdua me atë sa është e mundur sepse po të hymë sot në zgjedhje çfarë prodhojmë këtu është problem arsyeja duhet të gjendet se a përmirëson kjo situatë me zgjedhje apo mund ta përkeqësoj situatën me zgjedhje unë për këtë them që rruga ligjore duhet të gjendet….Mund ta qetësojnë nëse ka marrëveshje dhe ka premisa se do të dalin të gjithë qytetarët ta kryejnë obligimin e vetë kushtetues për të votuar ajo mund të jetë. Por, nëse e ke një situatë të tillë dhe me përkeqësim mundet ku është përkeqësimi ne këto zgjedhje që i kemi kaluar kanë shkuar në rregull e pa eksese ani pse ka pas bojkot, nesër mundesh me pas në start nuk mund as të organizosh zgjedhje se t’i ndalin komisionarët. kështu që neve do t’i shikojmë marrëveshjet ligjore”, tha Zeqiri.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika