Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka falënderuar institucionet e kësaj komune, të cilët menaxhuan rastin e aksidentit të ndodhur sot në Carralevë, ku u përplasen një kamion dhe një autobus.
Nga ky aksident dolën tre persona të lënduar, ndërsa u bë e ditur se autobusi që u aksidentua ishte duke transportuar disa pensionistë nga komuna e Kaçanikut drejt Shqipërisë. Tutje, Muharremaj u uroi shërim të shpejtë udhëtarëve nga Kaçaniku.





