LAJME

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat pyet Kurtin e Muratin për ekzekutimin e 100 eurove

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat pyet Kurtin e Muratin për ekzekutimin e 100 eurove
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Qershor 2026, 09:59

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i është drejtuar zyrtarisht kryeministrit në detyrë dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, duke kërkuar sqarime lidhur me afatet e ekzekutimit të pagesës prej 100 eurosh të paraparë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.

Në kërkesën e Azemit thuhet se pas miratimit të pakos nga Qeveria, sindikata ka pranuar vazhdimisht pyetje dhe kërkesa për sqarime nga punëtorët lidhur me kohën e realizimit të kësaj mbështetjeje financiare.

“Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, pas miratimit të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0 nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është duke pranuar vazhdimisht pyetje dhe kërkesa për sqarim nga punëtorët lidhur me kohën e realizimit të pagesës prej 100 eurove të parapara me këtë pako”, thuhet në kërkesë.

Azemi ka kërkuar që institucionet të informojnë publikun dhe përfituesit për afatet e ekzekutimit të kësaj mbështetjeje financiare.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika