LAJME

Kryetari i Sindikatës së Policisë viziton familjet e tre policëve të kidnapuar nga forcat serbe

Kryetari i Sindikatës së Policisë viziton familjet e tre policëve të kidnapuar nga forcat serbe
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Qershor 2023, 16:37

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, i shoqëruar nga Kolonel Hilmi Pacolli, Avni Tahiri dhe Eset Xhata ka vizituar familjarët e policëve të kidnapuar nga forcat serbe, Shemë Mustafës, Beqir Sefës dhe Rifat Zekës ku është mirëpritur nga ana e tyre.

“Kryetari i njoftoi familjarët se është duke monitoruar me kujdes çdo situatë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me menaxhementin e PK-së, në përpjekje për të marrë sa më parë dhe sa më shumë informacione për gjendjen e policëve të rrëmbyer”, thuhet në kumtesën e sindikatës, përcjell KlanKosova.tv.

Zeqiri kërkon urgjentisht që të lirohen zyrtarët policorë dhe vlerëson se është bërë shkelje e çdo marrëveshjeje në kundër të çdo parimi të normave ndërkombëtare me kidnapimin e tyre derisa ishin duke mbrojtur integritetin e vendit.

Familjarët thuhet se janë shprehur falënderues për vizitën e kujdesin e treguar nga drejtuesit e sindikatës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika